Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dënohet me 23 vite burg shqiptari në Angli, pjesëtar i bandës për trafikim droge

Shkruar nga Newsbomb
Dënohet me 23 vite burg shqiptari në Angli, pjesëtar i

Një shqiptar 42-vjeçar është dënuar me 23 vite burgim nga drejtësia britanike.

Ermal Shtrezi akuzohet se është anëtarë i një bande të specializuar për trafikimin e drogës në Mbretërinë e Bashkuar.

Banda e përbërë nga shtatë anëtarë u shpërbë dy vite më parë nga policia kolumbiane, ndërsa dy ditë më parë iu komunikua dënimi. Gjykata e Kingston komunikoi dënimin me 135 vite në total për 6 anëtarët e bandës.

Dënimi për anëtarin e shtatë u shty për një datë të mëvonshme për shkak të një problemi shëndetësor. Kujtojmë se banda kriminale do të trafikonte lëndë narkotike të llojit kokainë me vlerë 1 mln paund në Mbretërinë e Bashkua në tetor të vitit 2021.

Banda trafikonte kokainë në Mbretërinë e Bashkuar duke e lyer atë në fshesa, duke përdorur një proces kimik “të padukshëm për syrin e njeriut” .

Siç raportojnë mediat e huaja banda trafikoi 580 fshesa në një kontejner transporti nga Kolumbia në një zonë industriale në Mbretërinë e Bashkuar në tetor 2021.

Besohet se kjo është hera e parë që përdoret metoda “e re” për të sjellë drogë në vend, sipas Policisë angleze.

Një ekspert mjeko-ligjor që ka marrë përsipër rastin tha se ai kurrë nuk kishte dëgjuar për metodën më parë. Ata përdorën njohuritë e shkencëtarëve për të zbuluar se si droga e klasit A mund të nxirret më pas nga shkopinjtë e fshesës. Megjithatë, droga nuk doli në rrugë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese