Jonathan dhe Diana Toebbe u shpallën fajtorë nga gjykata në West Virginia, pasi të dy tentuan të shisnin sekretet bërthamore në një vend të huaj.
Jonathan, ish-inxhinier i marinës amerikane u shpall fajtor një javë më parë dhe mund të dënohet me 17 vite burg, ndërsa bashkëshortja Diana, ish-mësuese, rrezikon deri në 3 vite burg.
Ajo qëndroi vëzhguese teksa bashkëshorti i saj fshehu një kartë të dhënash brenda një sanduiçi për t’ua dhënë blerësve, por u kap nga policia.