Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Dënohen me vite burg ish-kryeinspektori, ish-inspektori dhe juristja në Durrës (EMRAT dhe HETIMI)

Shkruar nga Newsbomb

Gjykata e Durrësit ka dënuar me 4 vjet burgim ish-Kryeinspektorin Rajonal të Mjedisit Durrës, Genci Balla, i akuzuar nga Prokuroria për “korrupsion pasiv…”. Së bashku me këtë të pandehur, gjykata ka dënuar edhe ish-inspektorin rajonal, Eduart Bejko me 4 vjet burg, si edhe 1 vit e 6 muaj burgim për një juriste private, Doriana Nikolla, e cila shërbente si ndërmjetëse për veprimet korruptive të zyrtarëve me subjektet tregtare.

Procesi gjyqësor ndaj tyre është zhvilluar me procedurë të shkurtuar dhe të pandehurit fitojnë uljen me 1/3 e dënimit.

Ky proces gjyqësor ka nisur në vitin 2014, kur dy zyrtarët u arrestuan pasi i kërkonin në formë “gjobe” mujore në shumën 100.000 lekë një shtetasi kinez, i cili kishte një aktivitet në riciklimin e mbetjeve plastike në zonën e Durrësit.

Fillimisht, gjykata e rrethit gjyqësor Durrës i shpalli të pafajshëm të pandehurit. Prokuroria e Durrësit e ankimoi vendimin dhe Gjykata e Apelit Durrës e ktheu për rishqyrtim çështjen në shkallë të parë, me një tjetër trup gjykues.

Në përfundim të procesit të rifilluar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës vendosi t’i shpallë fajtorë, duke dhënë edhe dënimet përkatëse për tre të pandehurit.

Nga hetimi i Prokurorisë së Durrësit u provua se,me veprimet e kryera nga të pandehurit Genci Balla, me detyrë Kryeinspektor i Inspektoratit Mjedisor në Drejtorinë Rajonale të Qarkut Durrës në bashkëpunim e shtetasin Eduart Bejko, me detyrë Inspektor në Inspektoratin e Mjedisit në Drejtorinë Rajonale Durrës, dukekërkuar dhe marrëpër shkak të detyrës në vazhdimësi dhe në kohë të ndryshme një shumë prej 500 000 lekë, kanë konsumuar veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 259 -25 të Kodit Penal.

Ndërkohë e pandehura Doriana Nikolla, duke pranuar që këto shuma të paguheshin në zyrën e saj për shkak të njohjeve që kishte me të pandehurin Eduart Bejko ka pranuar se është në gjendje të ushtrojë ndikim të paligjshëm tek dy shtetasit e mësipërm, ka konsumuar elementët e veprës penale veprën penale veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese