Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dënohen me nga 19 vite burg dy shqiptarët në Angli, ekzekutuan sjanperistin kurd që luftoi ISIS-in (EMRAT-FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Një gjykatë në Britani ka dënuar në total me 53 vite burg dy shqiptarë dhe një shtetas kurd, të cilët akuzohen për vrasjen e Hamawand Ali Hussein.

30-vjeçari Hussein u sulmua në një shtëpi në Charterhouse Street, Hartlepool, më 14 Shtator 2019.

Sipas raportimit të medieve të huaja, Qazim Marku, 25 vjeç dhe Dorian Pirija, 33 vjeç, u burgosën secili për 19 vjet dhe Noza Saffari, 39 vjeç u la në burg për 15 vjet në Teesside Croën Court, pasi u shpallën fajtorë për vrasjen me dashje te të riut kurd.

Hamawand Ali Hussein kishte luftuar e shërbyer me forcat ushtarake Peshemerga të koalicionit anti-ISIS në Irakun e Veriut dhe njihej si një snajperist i  zoti.

Mendohet se vrasja e tij ka ardhur pas prishjes së pazareve të drogës me palën rivale, ku edhe u qëllua me shotgun e për pasojë humbi jetën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll