Hapësire reklamuese

Bota

Dënohen dy të rinj shqiptarë, shpërndarës kokaine në Britaninë e Madhe (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Eraldo Saraseli / Klaudio Ago

Dy të rinj shqiptarë janë vënë në pranga në Britaninë e Madhe, të akuzuar si shpërndarës kokaine dhe marijuane.

Bëhet fjalë për 20-vjeçarin Eraldo Saraseli dhe 27-vjeçarin Klaudio Ago, ky i fundit me banim në “Bristol Gardens”, të cilët do të deportohen në Shqipëri pasi të vuajnë dënimin.

Policia britanike thotë se Saraseli dhe Ago shpërndanin kokainë dhe marijuanë me vlerë më tepër së 23 mijë paund në qytetin Brighton. Ata ishin pikasur në 28 prill të këtij viti teksa hynin e dilnin shpesh në një banesë në rrugën “James” të Brighton. Policia bastisi banesën ku gjeti sasi të mëdha droge dhe para, por dy shqiptarët ia dolën të arratiseshin.

Pas arrestimit, gjykata i dënoi ata me 2 vite e 8 muaj burg secilin për posedim dhe shpërndarje droge, si dhe dëbim pas kryerjes së dënimit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu