Hapësire reklamuese

Bota

Dënohen 4 shqiptarë në Britani, fermë kanabisi 1.6 milionë paund ngjitur me godinën e Gjykatës (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb

Katër shqiptarë janë dënuar nga një gjykatë në Britaninë e Madhe pasi u kapën në një fermë që kultivonte kanabis me vlerë 1.6 milionë paund.

Autoritetet zbuluan se shqiptarët kishin kryer lidhje të jashtëligjshme të energjisë nga shpërndarësi kryesor i qytetit Carlisle duke vjedhur rreth 11 mijë paund energji elektrike në ditë.

E gjitha kjo, vetëm pak metra larg godinës së Gjykatës së Kurorës britanike.

Nikolin Progni, 29-vjeç, Klaudio Lekndreaj, 42-vjeç, Klaurent Lena, 28-vjeç dhe Andrea Vukaj, 22-vjeç, pranuan fajin dhe u dënuan me nga 3 vite burg secili.

Ata pretenduan se vepronin nën urdhrat e personave të tjerë, por nuk pranuan t’i identifikojnë ata.

“Ishte një fermë e sofistikuar, e ngritur dhe e vënë në funksion nga persona që e dinin shumë mirë se çfarë ishin duke bërë”, tha prokurori në sallën e gjyqit.

Nikolin Progni, 29-vjeç, Klaudio Lekndreaj, 42-vjeç, Klaurent Lena, 28-vjeç dhe Andrea Vukaj, 22-vjeç

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese