Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Dënimi i Saimir Tahirit me shërbim prove, reagon LSI: Edi Rama është “Shefi i madh”

Shkruar nga Newsbomb

Lëvizjsa Socialiste për Integrim reagon për vendimin e gjykatës, mbrëmjen e djeshme që dënoi me 5 vite burg, të konvertuara në 3.4 vite shërbim prove ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

 Në reagimin e LSI thuhet mes të tjerash se drejtësia është marrë peng nga Edi Rama.

"Për LSI, vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda tregon qartë se drejtësia është marrë peng nga krimi i organizuar dhe Edi Rama është peng i Saimir Tahirit dhe strukturave kriminale. Edi Rama ka bërë gjithçka për të mbrojtur Saimir Tahirin dhe ka përdorur çdo mekanizëm të tijin sepse Edi Rama është peng i dosjeve korruptive dhe i familjarëve të tij.

 Projekti i kanabizimit të vendit, trafiku ndërkombëtar i drogës është projekt politik i Edi Ramës sepse Edi Rama është “Shefi i madh” i cili projektoi dhe urdhëroi këtë projekt shkatërrues për vendin që nxiu historinë e Shqipërisë në mediet botërore. Me Edi Ramën është provuar që nuk ka drejtësi, krimi i organizuar ndjehet i fortë, i sigurt dhe i përkrahur. Ka vetëm një rrugë: Të çlirohet vendi nga Edi Rama dhe kapja e institucioneve nga krimi i organizuar për të instaluar shtetin e së drejtës për të kthyer tek çdo qytetar dinjitetin dhe shpresën se ky vend do të bëhet”, citohet në reagimin e LSI.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese