Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Dënimi i Saimir Tahirit, Gazment Bardhi: Për sa kohë Edi Rama do të jetë në krye të qeverisë...

Shkruar nga Newsbomb

Partia Demokratike ka dalë sot me një deklaratë pas vendimit të gjykatës për ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili u dënua me 5 vite burg, konvertuar në 3 vite shërbim prove.

Sekretari i i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi nga selia blu, hodhi akuza të rënda, ku theksoi se sipas tij rasti i Tahirit vërtetoi se drejtësia ka rënë.

"Një vendimin i rëndë për të gjithë shqiptarë që shpresuan deri në ditët e fundit se ligji do të ishte i barabartë për të gjithë. Edi Rama dhe Saimir Tahiri janë një. Rasti i Tahirit tregoi shqiptarëve se drejtësia në Shqipëri është e pashprese. PD paralajëmroi se ai do të dilte i paprekur. Tahiri doli i paprekur nga drejtësia se Edi Rama është peng i dosjes së korrupsionit.

Për sa kohë Edi Rama do të jetë në krye të qeverisë në Shqipëri nuk ka për të pasur drejtësi. Ka vetëm një rrugë për të ndryshuar këtë realitet që shkel me këmbë dinjitetin e cdo shqiptari. Kjo rrugë ështe clirimi i vendit nga krimi", tha Bardhi ndër të tjera.

Deklarata e plotë:

Vendimi që shpëtoi Saimir Tahirin nga burgu ishte një goditje e rëndë për të gjithë shqiptarët që shpresuar deri në minutën e fundit se drejtësia do të triumfonte, se politikanët e pushtetshëm, më në fund, do të ndëshkoheshin dhe se ligji do të ishte i barabartë për të gjithë.

Rasti i Saimir Tahirit u tregoi shqiptarëve se Edi Rama dhe Saimir Tahiri janë një, janë pjesë e së njëjtës kupolë mafioze që e shndërroi Shqipërinë në parajsën e krimit të organizuar dhe të kultivizimit dhe trafikimit ndërkombëtar të drogës. 

Rasti i Saimir Tahirit u tregoi shqiptarëve se drejtësia në Shqipëri është e pashpresë, përsa kohë ajo do të vazhdojë të mbahet peng nga Kryeministri, i cili qëndron në pushtet me votat e blera me bandat e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Rasti i Saimir Tahirit u tregoi shqiptarëve se me Edi Ramën kryeministër, kryeprokuror dhe kryegjykatës, nuk ka ndëshkim nga drejtësia, as për krimi, as për politikanët e lidhur me krimin.

Partia Demokratike i ka paraljmëruar që në fillim shqiptarët për teatrin që po luhej me çështjen e Saimir Tahirit dhe se ai do të dilte i paprekur, pavarësisht se siç shprehej gazeta gjermane Die Welt “Tahiri është një nga ato raste që prishin dhe përcaktojnë imazhin e Shqipërisë në pjesën tjetër të Europës.”

Saimir Tahiri doli i paprekur nga drejtësia, sepse Edi Rama është peng i dosjeve të korrupsionit dhe i lidhjeve kriminale të tij dhe të familjes së tij. Saimir Tahiri posedon faktet e përfshirjes së Olsi Ramës në trafikun ndërkombëtar të drogës me laboratorin e kokainës në Xibrakë, prandaj “imazhi i Shqipërisë në Europë” nuk ka asnjë rëndësi për Edi Ramën. 

Sot Edi Rama po hesht dhe po shijon rezultatin e punës së tij dyvjeçare për të prishur dosjen e Saimir Tahirit, për të ndaluar arrestimin e tij me burg, për të ndaluar dënimin e tij me burg.

Në dy vjet Edi Rama ka bërë veprime konkrete në këtë drejtim.

1.     Nuk lejoi prokurorinë të arrestonte që në fillim Saimir Tahirin, duke mos i hequr imunitetin në parlament dhe duke i dhënë mundësi atij të prishë provat.

2.     Shkarkoi Prokurorin e Përgjithshëm, që kërkoi arrestimin e Tahirit dhe, nëpërmjet Arta Markut, largoi prokurorët e dosjes Tahiri.

3.     Ekstradoi në mënyrë të paligjshme financierin e bandës së Habiljave, duke i mbyllur gojën për paratë që banda kishte shpërndarë tek pushteti.

4.     Mbylli çështjen e Orest Sotës, mikut të Saimir Tahirit, në makinë e të cilit u gjetën 863 mijë euro në të njëjtën kohë, kur prokuroria bëri kontroll në shtëpinë e Saimir Tahirit.

5. Ushtrojë presion mbi gjykatën për të mos dënuar dhe burgosur Saimir Tahirin, pas kërcënimit që ky i fundit i bëri me dosjet e korrupsionit dhe lidhjes me krimin.

Shqiptarët që shpresuan se do të kishte drejetësi për të paktën një peshk të madh në këto 6 vjet, e dinë se Saimir Tahiri bashkëpunoi me bandën e Habilajve dhe përfitoi nga trafiku ndërkombëtar i drogës.

Saimir Tahiri i vuri trafikantëve në dispozicion:

·        makinën dhe skafin e tij personal.

·        shefat e policisë në Vlorë, që janë akoma në arrati nga drejtësia.

·        127 punonjës policie, të listuar në raportin e shërbimin sekret.

E vërteta është se Edi Rama dhe rastet si ky i Saimir Tahirit janë pengesë për integrimin europian të Shqipërisë.

Përsa kohë Edi Rama do të jetë në krye të qeverisë, në Shqipëri nuk ka për të patur drejtësi, të pushtetshmit dhe krimi do të jenë të paprekshëm, Shqipëria do të mbetet peng i krimit dhe shqiptarët më të varfër e më të papunë.

Ka vetëm një rrugë për ta ndryshuar këtë realitet që shkel me këmbë dinjitetin e çdo shqiptari që siguron me djersë jetesën e vet dhe të familjes. Kjo rrugë është çlirimi i vendit, i politikës dhe i drejtësisë nga krimi!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese