Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Dënimi i ish-ministrit Tahiri, Prokuroria ankimon vendimin e gjykatës

Shkruar nga Newsbomb

Porkuroria ka ankimuar në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda vendimin për dënimin me 3.4 vite shërbim prove, për ish-ministrin Saimir Tahiri.

Ndërkohë, ish-ministri kërkoi  dje pafajësinë duke ankimuar edhe ai vendimin e Gjykatës.

Kujtojmë se gjykata e Krimeve të Rënda dha dënimin për  ish–ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin me 5 vite burg. Mirëpo, për shkak se ish-ministri përfiton gjykim të shkurtuar iu ul 1/3 së dënimit, dhe burgu iu konvertua në 3 vite shërbim prove.

Po ashtu ndaj Tahirit ranë të gjitha akuzat për trafik droge në bashkëpunim dhe grup të strukturuar kriminal mbi të cilat Prokuroria kërkoi që ish-ministri  të dënohej me 12 vite heqje lirie.

Trupa gjykuese te Krimet e Rënda e dënoi Tahirin vetëm për 'shpërdorim detyre'.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese