
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas vendimit të GJKKO-së për të dënuar me 3 ite e 4 muaj burg ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo i bën thirrje institucioneve që të vazhdojnë të demonstrojnë se askush pavarësisht partisë, pozitës apo pasurisë, nuk është mbi ligjin.
“I bëjmë thirrje institucioneve gjyqësore që të vazhdojnë të demonstrojnë se askush – pavarësisht partisë, pozitës apo pasurisë – nuk është mbi ligjin. Jo më pandëshkueshmëri”, shkruan Yuri Kim.
We urge judicial institutions to continue to demonstrate that no one - regardless of party, position, or wealth - is above the law. No more impunity.
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) February 4, 2022
Sondazh
Poll