Hapësire reklamuese

Politikë

Dënimi i dy shoferëve, reagon Ministria e Jashtme: Po cënoni klimën e miqësisë

Shkruar nga Newsbomb

Ministria e Jashtme shqiptare ka shprehur keqardhjen që procedura e ndjekur nga autoritetet greke për dy shoferët shqiptarë që transportonin libra shqip në Greqi duke thënë se bie në kundërshtim të plotë me rregullat e së drejtës ndërkombëtare, duke cënuar njëkohësisht klimën e miqësisë dhe të besimit mes dy shteteve tona.

Reagimi i plotë:

Që prej datës 13 nëntor, pas njoftimit për ndalimin e dy shoferëve të MPJ në pikën e kalimit kufitar Kakavijë, të cilët transportonin një ngarkesë me libra për fëmijët shqiptar që jetojnë në Greqi, Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati ka qenë në kontakt me Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë Nikos Kotzias, duke kërkuar që kjo çështje të trajtohet në bazë të akteve të së drejtës ndërkombëtare dhe praktikave diplomatike në fuqi.

Në të njejtën kohë, MPJ ka ofruar asistencë konsullore dhe juridike për punonjësit e ndaluar duke mundësuar lirimin e tyre.

MPJ shpreh keqardhjen që procedura e ndjekur nga autoritetet greke bie në kundërshtmi të plotë me rregullat e së drejtës ndërkombëtare, duke cënuar njëkohësisht klimën e miqësisë dhe të besimit mes dy shteteve tona.

MPJ do të vijoj të ndjek në rrugë diplomatike trajtimin e mëtejshëm të kësaj çështje duke uruar në të njëjtën kohë për një reflektim të shpejtë të palës greke për këtë çështje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu