Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
35 %
6.2kmh
0 %
Hën
19 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Dendias i rikthehet çështjes detare me Shqipërinë: Greqia ka të drejtën e patjetërsueshme të shtrijë ujërat në 12 milje, mes dy vendet ende vijojnë konsultimet

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i Jashtëm në Greqi, Nikos Dendias i është rikthyer çështjes detare me Shqipërinë. Në një intervistë për gazetën greke “Parapolitika”, ai ka folur për çështjen e detit.

Dendias është pyetur nga gazetari për ecurinë e bisedimeve me Shqipërinë për nënshkrimin e një peticioni të përbashkët, për një apel në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë dhe sa afër janë dy vendet me marrëveshjen.

Ai është shprehur se e drejta për zgjerimin me 12 milje është një e drejtë e patjetërsueshme.

Pjesë nga intervista:

Gazetari: A do të vazhdoni me zgjerimin e zonës bregdetare në Egje dhe Detin Kretan në 12 milje detare? A është kjo në planin tuaj?

Dendias: Greqia ka të drejtën e patjetërsueshme të shtrijë ujërat territoriale të vendit në 12 milje detare, përtej detit Jon, ku e bëri këtë shkurtin e kaluar, sa herë që e konsideron të përshtatshme për të promovuar interesat e saj. Siç është njoftuar, puna teknike përkatëse tashmë ka filluar për disa zona.

Gazetari: A po vazhdojnë bisedimet me Shqipërinë për nënshkrimin e një peticioni të përbashkët për një apel në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë? Sa jemi afër një marrëveshjeje tani?

Dendias: Marrëveshja politike për referimin e çështjes së delimitimit të Zonës Ekskluzive Ekonomike midis Greqisë dhe Shqipërisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë është arritur që nga Tetori i kaluar. Sa i përket pjesës teknike, duhen hartuar çështje teknike. Shërbimet kompetente të të dy vendeve janë në konsultim të drejtpërdrejtë për hartimin e këtij teksti.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img