Tirana
light rain
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
83 %
1kmh
75 %
Die
26 °
Hën
30 °
Mar
33 °
Mër
34 °
Enj
29 °
E diel, 14 Gusht, 2022
spot_img

Dëmtuan zonën e mbrojtur dhe merrnin inerte në shtratin e lumit Vjosa, arrestohen dy persona në Fier (EMRAT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy persona janë arrestuar nga Policia e fierit, pasi akuzohen se për veprën penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”. Bëhet fjalë për shtetasit Dylber Troka dhe Sokol Muçaj, të cilët janë kapur duke gërryer në shtratin e lumit Vjosa.

Gjatë kontrolleve uniformat blu të këtij qyteti kanë sekuestruar një kamion vetëshkarkues, një zetor me rimorkio dhe një miniekskavator, që shërbenin për marrjen e inerteve, në shtratin e këtij lumi.

albsig

Njoftimi i Policisë:

Fier

Kontrolle të pandërprera në të gjithë territorin, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Vjosa e pastër 3”. Vihen në pranga 2 shtetas, për veprën penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”. Sekuestrohen një kamion vetëshkarkues, një zetor me rimorkio dhe një miniekskavator, që shërbenin për të gërryer dhe për të marrë inerte, në shtratin e lumit Vjosa.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, gjatë kontrolleve të vazhdueshme përgjatë shtratit të lumit Vjosa, falë dhe informacioneve të marra nga qytetarët, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Vjosa e pastër 3”, gjatë të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: D. T., 62 vjeç, banues në Frakull, Fier. S. M., 47 vjeç, banues në Cakran, Fier. Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Kafaraj, në shtratin e lumit Vjosa, duke gërryer dhe duke marrë inerte me disa mjete. Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar një kamion vetëshkarkues, një zetor me rimorkio dhe një miniekskavator, që shërbenin për marrjen e inerteve, në shtratin e këtij lumi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme. Drejtoria e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët që të mos tentojnë të kryejnë krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, ndotje të ajrit, ndotje të ujërave apo çdolloj krimi tjetër, pasi do të përballen me forcën e ligjit. DVP Fier fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img