Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dëmtohet ura e Ali Pashës në Tepelenë, revoltohet gazetari: O shtet plehrë, bëni ndonjë tender për këtë o mos u ngopshi!

Shkruar nga Newsbomb
Dëmtohet ura e Ali Pashës në Tepelenë, revoltohet gazetari:

Pasarela e Beçishtit e ndërtuar në kohën e Ali Pashës, një urë që lidh qytetin e Tepelenës me të paktën 7 fshatra të krahinës në anën tjetër të Vjosës ka dëmtime serioze dhe paraqet rrezik për kalimtarët.

Njëra prej këmbëve të saj ka filluar çarjen prej erozionit të Vjosës vite më parë, por për restaurimin e saj nuk është ndërmarrë asnjë nismë serioze. Tre herë është ndërhyrë në të, por ato kanë qenë investime të pjesshme që nuk kanë pasur efekt.

Për këtë, reagon i revoltuar dhe gazetari shiptar Arben Manaj. Nga Anglia ku jeton dhe raporton prej vitesh, ai kërkon nga shteti që të investojë për ruajtjen e një vepre të tillë, e ndërtuar një shekull e gjysmë më parë nga Ali Pasha.

"O shtet plehere, qe hedh leke per mijera aktivitete e seminare leshi, me skenografira lluksi, ku harxhohen miliona nga buxheti i shtetit dhe taksat e shqiptareve dhe le ne kete gjendje nje veper te tille qe e ka bere Ali Pasha ne teknologjine e asaj kohe e keta sot nuk e restaurojne dot nje shekull e gjysem me pas! Bota shmang lumenj e fortifikon e restauron vepra te tilla e i ben ato jo vetem te sigurta por edhe ne pamje sic mund te kene qene ne kohen e ndertimit!

Si tepelenas, kam ndjeshmeri per ate ure qe lidh fshatin e babait tim me Tepelenen dhe fshatin e Ali Pashes me Laberine! Lini ndonje Iftar dhe mos ushqeni sikur nuk kane cfare te hane te nginjurit e pushtetit, me fature milionash , por restauroni Uren! Beni edhe ndonje tender e fitoni dhe ngopuni qe mos u ngopshi, por ruajini ato qe kane krijuar brezat", shkruan Manaj.

Pasarela e Beçishtit me gjatësi 250 m e ndarë në 5 segmente është ndër më të gjatat në Shqipëri. E ndërtuar në kohën e Ali Pashës ajo është një nyje kryesore zhvillimi për të gjithë zonën dhe kërkon ndërhyrje emergjente pasi kërcënon seriozisht jetën e më shumë se 2000 kalimtarëve që e përshkojnë atë çdo ditë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll