Tirana
overcast clouds
15 ° C
15 °
15 °
88 %
0.5kmh
90 %
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
20 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Dëmtohet memoriali anti-komunist i vendosur në ish-vilën e Mehmet Shehu, reagon Jonila Godole: S’dua ta besoj se dëmtimi ka sfond politik, institucionet ta shohin me prioritet restaurimin e tij

spot_img

Lajme të ngjashëm

Memoriali “Postblloku”, i vendosur në ish-vilën e Mehmet Shehut, është dëmtuar me grafit. Ai simbolizon terrorin e regjimit komunist dhe është vepër e publicistit Fatos Lubonja dhe artistit Ardian Isufi.

Drejtuesja e Institutit për Demokraci Media dhe Kulturë, Jonila Godole, ka publikuar foton dhe i bën thirrje Bashkisë së Tiranës që të shohë me prioritet restaurimin dhe mbrojtjen e tij.

Ajo shprehet se dëmtimi i memorialit mund të jetë një vepër me sfond politik, duke qenë se u krye ditët e fundit para zgjedhjeve.

Postimi i Jonila Godole:

Demtohet me grafiti memoriali ne hyrje te Bllokut ne Tirane.

„Postblloku“ shqiptar eshte si Checkpoint-Charlie në Berlin, te cilin askush nuk do guxonte ta prekte.

Ai simbolizon terrorin e regjimit komunist dhe eshte vendosur ne kopshtin e viles ku ka jetuar dikur Mehmet Shehu.

Ne Shqiperi ka mbi 700 mije lapidare te LANÇ dhe shume pak memoriale ne kujtim te viktimave te regjimit 45 vjeçar. Edhe ato pak qe jane ngritur rrezikohen perdite. Politikat e kujteses dhe trashegimise kulturore jane selektive, ne varesi te linjes partiake.

Postblloku, veper e publicistit Fatos Lubonja dhe artistit @ArdianIsufi u inagurua me 26 Mars 2013. Ai perbehet nga nje bunker, disa shtylla betoni nga Kampi famekeq i Spaçit ku Lubonja ka kaluar shume vite i burgosur si dhe nje fragment nga Muri i Berlinit, qe iu dhurua Tiranes nga Bashkia e Berlinit.

Nuk dua ta besoj se demtimi i memorialit ka sfond politik meqenese u krye gjate diteve te fundit para zgjedhjeve!!!

Bashkia Tiranë duhet ta shohe me prioritet sigurine e ketyre memorialeve dhe restaurimin e tyre siç ben per projektet e tjera qe kane vulen e „Rilindjes“.

180633735 314250103379249 5678819239255273806 n
spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img