Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dëmtimi i shtyllës së tensionit në Fushë-Krujë, policia shoqëron 5 persona

Shkruar nga Newsbomb

Policia shoqëron pesë persona si të dyshuar për vendosjen e tritolit në shtyllën e tensionit të lartë në Fushë-Krujë.

Mësohet se të shoqëruarit janë kontigjentë të dyshuar jo vetëm për këtë rast.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme pranë fabrikës së çimentos në Thumanë të Fushë-Krujës.
Një sasi eksplozivi e dyshuar tritol u vendos në këmbët e shtyllës.

Shtylla e tensionit të lartë (400 KW), Nr. 65, i përket linjave Tiranë–Podgoricë dhe Tiranë-Prizren dhe nëse do të rrëzohej mund të linte pa energji elektrike të gjithë vendin.

Ndërkaq, Ministria e Brendshme e cilësoi këtë si akt terrorist, ndërsa përfaqësues të qeverisë e drejtuan gishtin nga opozita.  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll