Tirana
clear sky
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
36 %
2.6kmh
0 %
Hën
34 °
Mar
39 °
Mër
42 °
Enj
41 °
Pre
41 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

Dëmshpërblimi 110 milionë euro ndaj Becchettit, ministrja Anila Denaj e pranon: Patjetër që do ta paguajmë kur vendimi të jetë i formës së prerë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Financave Anila Denaj e ka pranuar që Shqipëria do ta paguajë dëmshpërblimin prej 110 milionë euro ndaj sipërmarrësit italian Francesco Becchetti, kur gjykata të japë vendimin e formës së prerë.

Ajo tha se qeveria shqiptare po pret përgjigje nga Avokatura e Shtetit, por në rast se vjen përgjigja e vendimit të formës së prerë, atëherë shuma prej 110 milionë eurosh do të hiqet nga një process tjetër për t’ia dhënë Becchettit.

“Ne patjetër që do ta paguajmë. Hyn edhe në negociata. Po në rastin e Beketit, ne jemi në pritje të përgjigjes nga Avokatura e Shtetit. Ne nuk mundemi dhe juridikisht të buxhetojmë procesin nqs Avokatura e Shtetit nuk thotë tani ky vendim duhet zbatuar. Ka procese dhe ka kontrata që nëse do të negocioheshin në kohë mund të kishin kompensuar dhe dëmin e fitimit të gjyqit. Dhe sa më shumë ta lëmë në kohë, jemi duke shtyrë një proces që nuk është në të mirë të shqiptarëve. Nuk po flas për rastin konkret këtu. Por në momentin që procedurat finalizohen atëherë janë detyruese për buxhetin e shtetit. Dhe ata kanë vëmendjen për tu paguar proporcionalisht sipas fondeve. Nëse vjen e formës së prerë do të duhet të hiqet një fond nga një proces tjetër.”- tha Denaj në RTSH.

Më shumë

spot_img
spot_img