Hapësire reklamuese

Politikë

Demokrati këshillon Berishën: Jepi një post atij Alibeajt, caktoje të hapë dhe të mbyllë derën

Shkruar nga Newsbomb
Demokrati këshillon Berishën: Jepi një post atij Alibeajt,

Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë ditën e sotme në Vlorë, ku ka zhvilluar takimin përmbyllës përpara zgjedhjeve të 22 Majit për kreun e PD-së.

Gjatë takimit, ai është përballur edhe me kërkesën e veçantë të një demokrati, i cili ka kërkuar nga Berisha që t’i japë një post edhe Enkelejd Alibeajt, ta caktojë që të hapë dhe të mbyllë derën.

“Këta janë ata që i zgjodhëm ne dhe me këta si do vejë puna?  Dhe ky Alibeaj që paska qenë i etur për një post, jepi një post atje të hapë dhe të mbyllë derën.

Tjetra ishte kjo komunizmi është shumë e keqe. Së më shumë e pret më shumë lëshon rrënjë. Ne e kemi te ura, sa kalon urën e Mifolit. Po të të kujtohet ty, eskorta jote pas kalit tim ka ardhur. Ata janë të rrezikshëm, komunizmi nuk ka din e iman, janë “putinas” ata. Demokratët i ka të gjithë jashtë shtetit. Kemi ngelur vetëm ne këtu”, tha qytetari.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu