Hapësire reklamuese

Politikë

Demokrati gjithë lezet ia numëron Ramës: Faleminderit 4 fëmijëve se unë do kisha vdek për bukë (REPLIKAT)

Shkruar nga Newsbomb

Një zotëri i moshuar, gjithë humor e “kripë” ia ka numëruar një nga një kryeministrit Edi Rama shqetësimet e tij në Lurë.

Ai i rrëfeu shefit të qeverisë se është demokrat dhe ka votuar gjithnjë PD-në për shkak se ka qenë i persekutuar por u shpreh falenderues për faktin që kryeministri sot shkoi në Lurë.

Pavarësisht batutave, i moshuari nuk ngurroi t’i tregonte kryeministrit se pensioni që merr sot, s’i del as për bukë, edhe pse në komunizëm punonte edhe të dielave.

REPLIKAT:

I moshuari: Rrugë e drita duam ne, me 5 centrale që i jep Shqipërisë Lura s’ka drita, pa u fik tre herë dritat nuk kanë ndenjt.

E dyta, jam duke të tregu, jam demokrat i orëve të para, i persekutuar, kur vdisnin njerëzit, varret ua bëjsha vetë, gjithmonë, zoti ministër (të pranishmit qeshin se iu drejtua ministër) po bëre gje për Lurën...

Rama: Ai kryeministër është vetë, ne të tjerët jemi ministra. Atyre që ia ke dhënë votën pa pushim të kanë bërë gjë, pse ia keni dhënë, pse s’e ndërrove njëherë

I moshuari: E kisha vetëm për socializmin, ai më ka luftu.

Rama: Ty të ka luftu komunizmi, jo socializmi

I moshuari: Nuk do të flas për interesa personale, në atë kohë edhe ditën e dielë punojsha. Unë marr 5 mijë e 500 lekë pension, faleminderit katër  fëmijëve se unë do kisha vdek për bukë, s’e ke fajin ti se as partia ime s’mori asnjë masë. Sa ta marri Saliu pushtetin, pushon të tujtë, sa e merr ti pushon ata... Unë jam i kënaqur se jam me gjysmën e Shqipërisë të perskeutum (me ironi).

Rama: Ata të mitë thonë s’dole gjë s’ke pushu asnji. Ti votën coje aty ku e cove gjithmonë, por për Lurën unë do e bëj atë që kam thënë, ti votën atje

I moshuari: Do e coj atje por s’do i them njeriu voto si puna ime

Rama: Me votën tënde pa votën tënde ne e fitojmë prapë

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu