Sali Berisha është zgjedhur dje kryetari i ri i PD-së me 93% të votave. 40,820 demokratë votuan që drejtimin ta merrte ish-kryetari që u dorëhoq në vitin 2013.
Kandidati tjetër që garoi përballë tij, Ibsen Elezi ka marrë 5.8% të votave, apo një total prej 2,532 votash. Berisha rikthehet tashmë në krye të Partisë Demokratike, në një moment që e gjen këtë forcë politike të përçarë.
Por edhe pse demokratët në gjithë vendin votuan për kryetarin e ri, duket se Lulzim Basha nuk “e ka prishur terezinë”. Në rrjetin social Facebook ai vazhdon të figurojë si kryetar i Partisë Demokratike, edhe pse dha dorëheqjen pas zgjedhjeve të 6 marsit.


