Hapësire reklamuese

Politikë

Demokratët nisen nga Vlora dhe Shkodra për protestën, policia kontrolle për armë apo mjete prerëse

Shkruar nga Newsbomb

Simpatizantët e Partisë Demokratike nga Shkodra dhe Vlora janë mbledhur për tu nisur  drejt Tiranës për protestën e thirrur nga opozita në orën 12:00.

Nga pamjet e publikuara shihen se si grupe grupe me njerëz janë mbledhur dhe pop resin që të nisen drejt kryeqytetit.

Ndërkohë, Policia e Shtetit është vendosur në gatishmëri dhe po zhvillon kontrolle në hyrje të autostradës Levan-Vlorë për automjetet që largohen drejt Tiranës, kontrolle për sende të forta, mjete prerëse apo armë.

Për mediat nënkryetari i PD-së në Shkodër, Qashif Hoxha, ka rënditur edhe arsyet se pse shkodranët do i bashkohen protestës sot.

“Kjo është një protestë e radhës që ka të bëjë me situatën politike dhe ekonomike në vend. Kemi marrë masat që Shkodra të përfaqësohet me simpatizantët e vet. Arsyet e protestës janë të shumta. Tani cdo njeri e di, mungesa e respektt ndaj opozitës, shkelja e ligjeve të ndryshme, shpopullimi masiv, varfëria, korrupsioni i institucioneve shtetërore, i qeveritarëve të Edi Ramës, ka edhe arsye të tjera që kanë të bëjnë me skandalin e fundit, komprometimi i një zyrtari të lartë amerikan dhe linçimi për opozitën me tituj si ‘non grata’ ose akuza të manipuluara.

Është edhe rendi e siguria publike i munguar për shqiptarët, rasti i fundit i incidentit të madh me vrasjen e 3 grave dhe mungesa totale e shtetit apo lirimi i një krimineli tregon se shqiptarët jetojnë të pasigurt në vendin e tyre”, tha Hoxha.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll