Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
61 %
3.1kmh
0 %
Pre
27 °
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Demokratët mblidhen sot për ndryshimet në Statut, Aurel Plasari: PD të riorganizohet ose të mbyllë “dyqanin”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioni i Përhershëm në PD do të mblidhet sot për të diskutuar për ndryshimet në statut, të propozuara nga kreu i kësaj force politike Lulzim Basha dhe dy kandidatët për kryetar, Fatbardh Kadilli dhe Edith Harxhi.

Këto diskutime në PD vijnë pas rikonfirmimit të Lulzim Bashës në postin e kryetarit dhe humbjen e demokratëve në zgjedhjet e 25 prilli.

Këtyre ndryshimeve duket se iu ka paraprirë dje dhe historiani e studiuesi i njohur Aurel Plasari, i cili ka thënë se Partia Demokratike duhet të riorganizohet dhe të krijojë programe të reja alternative për të fituar pushtetin.

Plasari tha në “Opinion” se nëse PD nuk arrin të riorganizohet, atëherë do të humbasë lidhjen me pushtetin dhe do të konsiderohet që e ka kryer misionin dhe duhet të “mbyllë dyqanin”.

Blendi Fevziu: A është në një moment delikat Partia Demokratike, duke pasur parasysh që të djathtat dhe të krejt Lindjes u zhbënë dhe u riorganizuan.

Aurel Plasari: Unë nuk jam anëtar i asaj partie. Mendoj që ka nevoja të ngutshme të një riorganizimi, të një platforme të re, të një programi të ri, jo thjesht të konkurrencave unë, ky. Nuk është çështje një individi ose katër individësh. Është çështje e një programimi të ri të asaj force ose të mbyllë dyqanin!

Blendi Fevziu: Si të mbyllë dyqanin?

Aurel Plasari: Po ka parti që e kanë kryer misionin, mbyllen.

Blendi Fevziu: Ju mendoni që po nuk u riorganizua, nuk ka shanse të tjera?

Aurel Plasari: Po patjetër!

Blendi Fevziu: Mbase i ngelet në dorë pushteti kur të lodhen njerëzit me Ramën?

Aurel Plasari: Demokracia nuk funksionon kështu që meqënëse lodhen me të, vjen ky tjetri. Nuk është ky kushti në demokraci. Në demokraci konkurrojnë programet, platformat.

Më shumë

spot_img
spot_img