Hapësire reklamuese

Politikë

Demokratët kërkuan largimin, PD Shkodër “i qëndron besnik” Bashës: Ecim përpara me ty. Nuk do të ndalemi derisa…

Shkruar nga Newsbomb
Demokratët kërkuan largimin, PD Shkodër “i qëndron

Partia Demokratike Dega Shkodër, ka deklaruar se fitorja e PD-së në këtë qytet nuk diskutohet, ndërsa shtoi se përballë kishin forca të errëta të krimit të organizuar.

Kryetari i PD në këtë qark, Xhevdet Amuli në një deklaratë për mediet shprehu mbështetjen e tij për kreun e Partisë demokratike Lulzim Basha.

Ai shtoi se kjo forcë politike nuk do të ndalet këtu, por sipas tij do të vijojë me çrrënjosjen e sistemit të instaluar për t’i rikthyer shpresën shqiptarëve.

“Vullneti juaj konfirmoi se forcë të parë me diference të madhe me kundërshtarin, doli PD. Kush më mirë se ju e di që kjo e jona ishte një fitore që nuk diskutohej, por para kishim forcat e errëta të krimit të organizuar, strukturat e sofistikuara të shitblerjes së votës. Por Shkodra si çdo herë tjetër qëndroi e palëkundur dhe doli faqebardhë. Numri i lartë i votave të pavlefshme tregon se mashtrimi i PS dhe aleatëvë të saj në krim. Misioni ynë dhe i kryetarit Basha nuk ndalet këtu, por vazhdon deri në ç”rrënjosjen e sistemit të instaluar dhe rikthimin e shpresës për shqiptarët. Ecim përpara me Lulzim Bashën”, thuhet në deklaratën e PD Shkodër.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll