Tirana
scattered clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
77 %
1kmh
40 %
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
30 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Demokratët fajësuan djegien e mandateve për humbjen, Lulzim Basha “nuk bën mbrapa”: Ishte sakrifica jonë për shqiptarët

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Në Partinë Demokratike, fajësuan Lulzim Bashën për djegien e mandateve pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit. Të tre kandidatët e tjerë përballë Bashës në garën për kryetar, Shehaj, Kadilli dhe Harxhi, thanë se djegia e mandateve ishte një nga shkaqet e humbjes.

Por, mesa duket Lulzim Basha i cili ishte dhe autor i këtij vendimi në shkurt 2019, “nuk bën mbrapa”. Në një takim sot me demokratët e Peqinit, ai është shprehur se ajo “betejë” ishte sakrificë e deputetëve dhe lidershipit të PD për demokratët.

“PD po përballet me shumë sfida, vazhdon të qendrojë, po mbetet alternativa e vetme dhe forca më e madhe morale para shqiptarëve. Ne kurrë nuk i kemi tradhtuar shqiptarët për interesat tona. Përkundrazi. Ne kemi sakrifikuar interesat tona për vendin. Përfshirë dhe betejën e 2019”, u shpreh Basha ndër të tjera.

Pjesë nga deklarata e Lulzim Bashës:

Mirënjohje pa kufij për sakrificën tuaj, e të mijëra demokratëve të Peqinit, që zgjiodhet të ndiqnit këtë betejë dhe votuat PD. Ne, ju, PD, nuk e kemi bërë për vetën tonë, për karrigen tonë. Përkundrazi, shumë më e lehtë duket rruga tjetër. Ne kishim dhe kemi mbi vete shpresën e banorëve të Elbasanit dhe Peqinit, dhe demokratëve në gjithë Shqipërinë.

PD po përballet me shumë sfida, vazhdon të qendrojë, po mbetet alternativa e vetme dhe forca më e madhe morale para shqiptarëve. Ne kurrë nuk i kemi tradhtuar shqiptarët për interesat tona. Përkundrazi. Ne kemi sakrifikuar interesat tona për vendin. Përfshirë dhe betejën e 2019.

25 prilli nuk ka lidhje me demokracinë. Shumica ka vendosur ndryshimin, kurse një pakicë i është mbivendosur me mekanizmin e shkrirjes së partisë me shtetin. Me bashkëpunimin e bandave dhe krimit.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img