Hapësire reklamuese

Politikë

Demokratët bëhen bashkë, Salianji: Është hapi i parë në transformimin e opozitës

Shkruar nga Newsbomb
Demokratët bëhen bashkë, Salianji: Është hapi i

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Saliaji, ka publikuar foto nga mbledhja e Grupit Parlamentar në selinë blu, të cilët u mblodhën sot për herë të parë pas përçarjes së forcës politike ku bëjnë pjesë.

Në postimin e tij në “Facebook”, Salianji shkruan se vendi ka nevojë për një opozitë të fortë dhe bashkimi është hapi i parë që duhet bërë.  Ai theksoi se detyra e tyre është të forcojnë verdiktin e demokratëve.

"Demokratët e kanë dhënë verdiktin, duan bashkim! Shqipëria ka nevojë për opozitë të fortë e cila pa bashkim është e dobët. Bashkimi është hapi i parë për çdo transformim e zmadhim të opozitës!

Tashmë detyra jonë është të forcojmë verdiktin e demokratëve dhe nevojë e shqiptarëve. Këtë detyrë po bejme sot, asgjë më shumë. Vendimet e mëtejshme nuk janë vetëm rezistenca por veprimi me gjithë fuqinë tonë ndaj rrezikut serioz që i kanoset vendit nga korrupsioni dhe sundimi i Ramës!"- shkruan Salianji. 

Këtë të hënë ashtu si dhe u raportua më herët grupimi i Gazment Bardhit dhe ai i Sali Berishës, u bënë bashkë pas gati dy vitesh në ambientet e selisë blu. Në qendër të kësaj tryeze diskutimi ka qenë protesta e 20 shkurtit dhe aksioni opozitar.

Në këtë mbledhje të zhvilluar, morën pjesë, deputetët Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Xhelal Mziu, Bledjon Nallbati, Qani Xhafa, Ludovik Hasani, Ervin Salianji, Dhurata Çupi, Zheni Gjergji, Lefter Gështenja, Ramadan Lika, Helidon Bushati, Petrit Doda, ndërsa nga grupi i Rithemelimit, Flamur Noka, Edi Paloka, Oerd Bylykbashi, Ina Zhipa, Lindita Metaliaj dhe Greta Bardeli.

Ndërkohë, ish kryeministri Sali Berisha, në pamundësi për të marrë pjesë fizikisht, pasi që prej 30 dhjetorit ndodhet në “arrest shtëpie”, ka ndjekur online këtë mbledhje të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese