Hapësire reklamuese

Showbiz

Demi Lovato bën rrëfimin tronditës: Isha 15-vjeçe, jam përdhunuar dy herë dhe e shihja autorin çdo ditë

Shkruar nga Newsbomb

Këngëtarja me famë botërore Demi Lovato ka zbuluar detaje tronditëse në lidhje me të kaluarën e saj.

Ajo në dokumentin e saj “Dancing with the Devil” (duke kërcyer me djallin), ka treguar se është përdhunuar dy herë.

Demi ka treguar se për herë të parë është përdhuruar kur ka qenë 15-vjeç dhe më pas në vitin 2018, një natë që ishte në mbidozë.

“Jo vetëm që kam qenë mbidozë. Unë u shfrytëzova. Më gjetën nudo. Më la duke vdekur pasi ai përfitoi nga unë. Kur u zgjova në spital, më pyetën nëse kemi patur marrëdhënie,” tha këngëtarja duke shtuar më tej se vetëm pas një muaji kishte kuptuar se kishin abuzuar seksualisht.

“Kur isha adoleshente, isha në një situatë të ngjashme. Kam humbur virgjërinë në një përdhunim,” tha ajo. “Më duhej ta shihja këtë person gjatë gjithë kohës dhe u përballa në mënyra të tjera me të” ka treguar ajo.

Më herët në këtë dokument ajo ka treguar se vuante nga mbidoza dhe se ka rrezikuar edhe jetën.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.