Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
93 %
2.1kmh
75 %
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
Enj
17 °
Pre
12 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

 FOTOLAJM/ “Dëme të mëdha”, shkatërrohen 3 tubacione të Nord Stream, kompania: Dyshohet për sabotim

spot_img

Lajme të ngjashëm

Zërat për sabotim në gazsjellësin rus të gazit natyror “Nord Stream” po shtohen pasi brenda 24 orëve, tre linja nëndetëse të sistemit në Balltik pësuan një dëm të madh.

Në të njëjtën kohë, sizmologët në Danimarkë dhe Suedi regjistruan të hënën shpërthime të forta në zonat ku u vërejtën rrjedhje në tubacionin Nord Stream.

Nga Qendra Kombëtare Sizmologjike Suedeze (SNSN) e Universitetit Uppsala thuhet “nuk ka dyshim se këto ishin shpërthime”.

Kompania administruese e gazsjellësit rus, burim i qeverisë gjermane, Polonia dhe Danimarka nuk e përjashtojnë mundësinë e sabotimit.

Në një deklaratë sot, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se mundësia e sabotimit nuk mund të përjashtohet, ndërsa fotot dhe videot e postuara në internet nga faqja e rrjedhjes tregojnë shtrirjen e problemit.

 

Siç njoftoi kompania menaxhuese “Nord Stream AG” , brenda një dite, tre linja nëndetëse të sistemit të gazsjellësit “Nord Stream” në Balltik pësuan dëme “të paprecedentë”.

 

Më shumë




spot_img








spot_img