Tirana
scattered clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
0.5kmh
40 %
Die
23 °
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
22 °
E diel, 2 Tetor, 2022

“Delta” përhapet me shpejtësi në Kosovë, autoritetet: Vaksinohuni, ju dhe të afërmit tuaj! Është masa më efikase

spot_img

Lajme të ngjashëm

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka njoftuar se varianti Delta i COVID-19 po shënon shifra alarmante të përhapjes me shpejtësi në vend. Në 24 orët e fundit, janë shënuar 2250 raste të reja dhe 4 persona që kanë humbur jetën.

Sipas IKSHPK-së, virusi përhapet shumë shpejt nga një person në dhjetëra persona tjerë, me pasoja që në të shumtën e rasteve mund të jenë fatale e që fatkeqësisht prekin edhe fëmijët. Sipas autoriteteve në Kosovës, vaksinimi është shpresa e vetme.

“Rastet pozitive me SARS CoV-2 janë në rritje në mënyrë rapide me variantin Delta i cili është dominant! Masat rigoroze të ndërmarra dhe zbatimi i tyre duhet të bëhet nga çdo qytetar i Republikës.

Bashkë me masat tashmë të njohura: bartja e maskave, mbajtja e distancës dhe mbajtja e higjienës, do të arrijnë efektin e vet ne uljen e lakores, ju lutemi të besoni se masa më efikase në luftë kundër COVID-19 është Vaksinimi!”, thuhet ndër të tjera në apelin e fundit të IKSHPK-së.

Lexo edhe: Rëndohet situata e COVID në Kosovës: Në 24 orët e fundit regjistrohen mbi 2200 raste të reja, 4 persona humbin jetën

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img