Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

‘Delirante ose e blerë nga Rama’, Patozi i del në krah Topallit: Të patën nuk është bandë o Fatos, ti po bën tifozllëk për...

Shkruar nga Newsbomb
‘Delirante ose e blerë nga Rama’, Patozi i del në krah
Topalli - Lubonja - Patozi

Analisti Fatos Lubonja ka folur në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit dhe krijimin e partive të reja para fillimit të fushatës zgjedhore.

I pyetur në News 24 se kujt do t’i shërbejnë më shumë krijimi i partive të reja politike, Lubonja tha duke sulmuar direkt ish-kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topallin, për të cilën tha se është delirante ose e blerë nga Rama.

Sakaq, ka reaguar dhe koordinatori i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi, duke i dalë në krah Topallit.

Me anë të një shënimi në rrjete sociale, Patozi thotë se edhe pse partia e saj nuk është krijuar ende, të paktën nuk mund të cilësohet një bandë, ashtu sikurse ka thënë Lubonja më herët partitë e mëdha janë tri banda...

Sipas Patozit, Lubonja nuk ka hallin si të shpëtojmë nga këto banda, teksa thotë se është duke bërë tifozllëk të fortë për njërën apo për disa prej tyre.

Shënimi i plotë i Patozit

TË PAKTËN NUK ËSHTË BANDË, FATOS...

Eh mor Fatos, e paske harruar fare sot që je autori i thënies së famshme se Shqipëria qeveriset nga tri banda.

Dhe qenke shqetësuar për lindjen e një partie të re, megjithëse ajo ende nuk ka dalë nga mitra.

Ne nuk e dimë çfarë do të bëhet ajo nesër dhe më tej, por e vetmja gjë që mund të thuhet sot me siguri është fakti se ajo nuk mund të quhet bandë.

Sepse duhen prova, madje dhe krime të rëndësishme që ta meritosh këtë titull, apo jo Fatos?

Por ti qenke mërzitur paradhënie edhe për lajmin e ardhjes në jetë të një force të re politike, njësoj siç kanë bërë disa apo ndoshta të gjitha bandat, që sipas teje komandojnë prej vitesh Shqipërinë.

Që do të thotë se ti nuk paske hallin që të shpëtojmë prej bandave, por thjesht je duke bërë tifozllëk të fortë për njërën apo për disa prej tyre.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll