Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Delijorgji s’pranon të dëshmojë për Gërdecin, prokurori kërkon shoqërim të detyruar për një tjetër dëshmitar

Shkruar nga Newsbomb
Delijorgji s’pranon të dëshmojë për Gërdecin,

Ashtu siç ishte parashikuar sot në orën 09.00 do të zhvillohej seanca e radhës për ish-ministrin Fatmir Mediu, i cili është nën hetim për çështjen e Gërdecit.

Në këtë seancë është thirrur për të dëshuar Mihal Delijorgji, i cili është paraqitur në seancë, por nuk ka pranuar të dëshmojë në lidhje me ngjarjen.

Mihal Delijorgji është ish-administratori i “Alba Demil”, e cila menaxhonte procesin e demontimit në Gërdec. Mihal Delijorgji ishte një nga tre të akuzuarit kryesorë për tragjedinë e Gërdecit dhe atë kohë u dënua me 6.7 vite burg, por që përfitoi nga ulja e dënimit dhe kreu vetëm 1/3 e dënimit.

Po ashtu në këtë seancë ishte thirrur për të dhënë dëshminë Anjola Agolli, ish sekretare e ministrisë së Drejtësisë, Denis Hajdar dhe Luan Hoxha. Të tre personat në fjalë nuk janë paraqitur në gjykatë. Në këto rrethana Prokuroria ka kërkuar që Denis Hajdari të ketë shoqërim të detyrueshëm pasi ka marrë dijeni dhe nuk është paraqitur. Ndërsa për Anjolla Agollin e Luan Hoxhën të vijojë kërkimi.

Në lidhje me këto ka folur edhe ish-ministri Fatmir Mediu, i cili tha se mospërgjigja tregon se prokuroria dëshmitarët i ka marrë sa për formal.

“Besoj në gjithë këtë proces mos përgjigja tregon qartë se prokuroria i ka sjellë si dëshmitarët formal pa marrë atë produkt që duhet të kishte procesi për të vërtetën”, tha Mediu, pas përfundimit të seancës.

Vepra e parë penale për të cilën ish-ministri i Mbrojtjes akuzohet, është ajo “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues, parashikuar në nenet 70/2 e 2 të Kodit Penal Ushtarak dhe neni 25 i Kodit Penal.

Kujtojmë që shpërthimi në Gërdec ndodhi më 15 mars (e shtunë) 2008, rreth orës 12:05 dhe nga shpërthimi humbën jetën të paktën 26 persona. Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, dha dorëheqjen pak ditë mbas tragjedisë.

Ai nuk pranoi se kishte përgjegjësi për shpërthimin ose ndonjë lidhje korruptive në tregtinë e armëve dhe u shpreh se dorëheqja nga posti ministror ishte një “…përgjegjësi morale.”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese