Një delfin ka ngecur në cektinë në Plazhin e Divjakës, por fatmirësisht është shpëtuar nga një person që ndodhej aty pranë.Qytetari në fotografi, që besohet se ishe duke shëtitur me familjen e tij buzë detit, e ka vënë re delfinin dhe ka vendosur ta rikthejë në thellësi të ujërave, ku sipas tij, është larguar. Numri i Delfinëve në ujërat e detit Jon dhe Adriatik është rritur ndjeshëm vitet e fundit, po ashtu janë vënë re edhe specie të tjera të rralla si peshkaqenë e breshka uji.