Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Delegatja e PD ndërhyn “live” në emision: Më kanë falsifikuar firmën!

Shkruar nga Newsbomb

Delegatja e Partisë Demokratike, Freskida Rapo ka ndërhyrë “live” në emisionin “Open” dhe ka denoncuar se firma e saj është falsifikuar.

Ajo u shpreh se deputeti Agron Shehaj e kishte telefonuar dhe e kishte pyetur nëse kishte firmosur, por ajo i kishte thënë se nuk e kishte dhënë firmën e saj. Kjo u pohua edhe nga Shehaj.

“Zoti Shehaj më mori mbrëmë dhe më pyeti që më rezulton se keni firmosur dhe i thash jo, i thashë firmën time kush e ka falsifikuar. Zoti Agron duhet ta kishte denoncuar, nëse duhet të ishte e ndershme ai formular duhet të kishte dalë, të ishte bërë publik”, tha ajo.

Delegatja tha se e kishte telefonuar diksuh edhe më parë për të firmosur formularin, por ajo i kishte thënë se ishte në një periudhë pauze dhe reflektimi.

“Më ka marrë dikush dhe i kam thënë që nuk firmos, jam në një periudhë pauze, reflektimi. Dje në orën 4 e gjysmë. Unë nuk kam ditur asgjë, unë kam qenë kryetare seksioni”, tha Rapo.

Deputeti Shehaj i sugjeroi zonjës që të shkojë në Prokurori nëse mendon se firma e saj është e falsifikuar, por ajo u shpreh se ka nevojë ta shikojë firmën vetë dhe pastaj të vendosë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll