Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
47 %
1.5kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
8 °
Sht
4 °
Die
0 °
E mërkurë, 19 Janar, 2022
spot_img

Delegatët e Fierit firmosin për Kuvendin e 11 dhjetorit, Luan Baçi: Po bëhet presion, ata që janë në punë apo kanë halle të tjera

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Delegatët e Fierit kanë firmosur për marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar të PD, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Demorkati Luan Baçi u shpreh se 358 delegatët e parë, 317 prej tyre kanë firmosur pro. Ai u shpreh se delegatëve të tjerë po u bëhet presion.

Sipas Baçit, atyre që nuk kanë firmosur ende po u bëhet presion për vendin e punës ose ndonjë problem tjetër që kanë.

Luan Baçi sqaroi se në Kuvendin e datës 17 korrik 2021, delegatët e degës së Fierit ishin 640. Ky numër është fryrë qëllimisht, tha ai.

“Me kërkesë të Gazment Bardhit janë futur në listën e delegatëve edhe 220 sekretarë seksionesh për shkak të frikës që kishin se Pallati i Kongresit nuk do të mbushej me delegatë,” tha deputeti. Sipas tij, dega e Fierit është e mirëorganizuar dhe mandati i delegatëve është 4-vjeçar ndaj duhet të vazhdojë.

“Kemi përgatitur mandatet për 358 delegatë. Nga këta, 317 kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit më 11 dhjetor me një përqindje prej 88.6 përqind. Forumi rinor ka firmosur 100 përqind dhe Lidhja Demokratike e Gruas ka firmosur prej 100 përqind,” tha Baçi.

“Dega e Roskovecit ka 52 delegatë, kanë firmosur 31 delegatë ose 60 përqind. Dega e Patosit ka 82 delegatë, kanë firmosur 57 ose 62 përqind e tyre. Dega e Mallakastrës kanë firmosur 38 përqind e tyre,” shtoi Luan Baçi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img