Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
77 %
1.5kmh
0 %
Sht
14 °
Die
19 °
Hën
14 °
Mar
12 °
Mër
10 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

Delegatë dhe mbështetës të Lulzim Bashës grumbullohen para Pallatit të Kongreseve

Lajme të ngjashëm

Delegatë dhe anëtarë të Partisë Demokratike kanë nisur të grumbullohen në sheshin para Palaltit të Kongreseve, në Tiranë. Mbështetës të Lulzim Bashës dhe të Kuvendit Kombëtar të thirrur prej tij, delegatë nga gjithë vendi kanë ardhur në kryeqytet.

Ky është Kuvendi i dytë që mbahet, pas atij të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha një javë më parë, në datë 11 dhjetor në “Air Albania”, shkruan newsbomb.al. PD zyrtare e quajti atë një miting të Sali Berishës për interesat e tij personale.

Ora ka shkuar 11.00 dhe zyrtarë të lartë të PD kanë mbërritur në Pallatin e Kongreseve, për Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Lulzim Basha.

Në të njëjtën kohë që sot do të mbahet Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Lulzim Basha, po mbahet dhe referendumi i Sali Berishës për shkarkimin e kryetarit aktual të Partisë. Të gjitha degët e PD në vend kanë nisur prej orës 08.00 votimin për shkarkimin ose jo të Bashës, ku të gjithë anëtarët kanë të drejtë vote.

Më shumë