Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Delegacioni parlamentar shqiptar takon Gabriel Escobar, Bardhi: SHBA aleati ynë kyç

Shkruar nga Newsbomb
Delegacioni parlamentar shqiptar takon Gabriel Escobar, Bardhi: SHBA aleati

Delegacioni parlamentar shqiptar ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ditën e sotme ata kanë zhvilluar një takim me zv. Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe të dërguarin për Ballkanin Perëndimor z. Gabriel Escobar.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili është pjesë e këtij delegacioni përmes një postimi në rrjetet sociale, thekson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati kyç i shqiptarëve. Ai shton se Shqipëria duhet t’i qëndrojë standardeve të nëj vendi demokratik dhe të punojë me vendosmëri për t’u bërë pjesë e BE-së.

“Gjatë vizitës në Ëashigton DC, zhvilluam një takim në Departamentin e Shtetit me zv. Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe të dërguarin për Ballkanin Perëndimor z. Gabriel Escobar. SHBA mbetet aleati ynë kyç dhe shqiptarët janë me fat që i kanë në krah. Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, duhet ti qëndrojë standardeve të një vendi demokratik dhe të punojë me vendosmëri për t’u bërë pjesë e BE”, shkruan ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese