Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
73 %
2.6kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Delegacioni i BE mesazh partive politike: Listat të përbehën nga kandidatë me integritet, qytetarët presin një fushatë larg sulmeve provokuese

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ae96384ae10a3d640c13de5bb2e2d54a

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka dhënë një mesazh për partitë poltiike shqiptare, kur na ndajnë më pak se 3 muaj nga zgjedhjet e 25 prillit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, delegacioni i BE i kërkon partive poltiike që në listat e tyre të kenë kandidatë me integritet dhe jo të inkriminuar.

Gjithashtu kërkohet që edhe fushata elektorale të ofrojë një debat të informuar dhe propozime politikash, dhe jo sulme politike.

MESAZHI I BE

Në Ditën Ndërkombëtare të Zgjedhjeve, ne vlerësojmë punën e kryer për të përmirësuar integritetin e zgjedhjeve në #Shqipëri ??. Miratimi i ligjit të dekriminalizimit, marrëveshja e qershorit dhe reforma zgjedhore që zbaton rekomandimet e OSCE/ODIHR kanë qenë piketa të rëndësishme. BE-ja ?? i ka mbështetur fuqimisht këto arritje. Me afrimin e ditës së zgjedhjeve, drejtuesit e partive kanë përgjegjësinë ligjore dhe morale për të siguruar që listat të përbëhen nga kandidatë me integritet. Qytetarët shqiptarë meritojnë ligjvënës të cilët plotësojnë standarde të larta integriteti dhe të cilët do ta çojnë Shqipërinë më pranë BE-së. Qytetarët shqiptarë gjithashtu presin një fushatë cilësore që ofron një debat të informuar dhe propozime politikash, dhe larg sulmeve provokuese.

Më shumë

spot_img
spot_img