Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
37 %
4.6kmh
0 %
Enj
28 °
Pre
31 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
28 °
E enjte, 16 Shtator, 2021

Del VIDEOJA, si u arrestua autori i vrasjes së Arlind Pashës në Bulqizë

spot_img

Lajme të ngjashëm

40e17f7319cbdc06289192b9992dfeb7

Del videoja e arrestimit të Fatjon Ketës, 22-vjeçarit që vrau me thikë Arlind Pashën mëngjesin e sotëm në Bulqizë.

Mësohet se Fatjon Keta u arrestua teksa po tentonte të fshihej në qytetin e Bulqizës. Gjithashtu raportohet se autori dhe viktima ishin shokë me njëri-tjetrin, por ende nuk dihen arsyet e sherrit që çoi në vdekjen e 21-vjeçarit.

Keta dyshohet se ka probleme mendore, ndërsa mëngjesin e sotëm para se të kryente krimin ai ka dhunuar nënën dhe motrën e tij.

Njoftimi i plotë: 

Kapet në kohë rekord nga Policia autori i ngjarjes së ndodhur në Bulqizë.

Policia e Bulqizës pas rreth 1.30 minuta në ndjekje të autorit, ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të plagosjes me thikë të 21 vjeçarit i cili humbi jetën gjatë transportimit për në spital.

Si rezultat i një pune të mirë organizuar Policia e Bulqizës në bashkëpunim me Strukturat e D.V.P. Dibër, në qytetin e Ri Bulqizë kapi shtetasin F.K, 22 vjeç, banues në Bulqizë, i cili gjatë një konflikti të çastit për motive të dobta plagosi me thikë me pasojë vdekjen shtetasin A.P, 21 vjeç, banues në Bulqizë.

Në Komisariatin e Policisë Bulqizë është shoqëruar për tu marrë në pyetje edhe vëllai i autorit të dyshuar , shtetasi E.K, i cili ka qenë prezent në konflikt gjatë ndodhjes së konfliktit.

Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img