
Mediat italiane kanë publikuar momentin kur 41-vjeçari nga Kosova, Bujar Fandaj hyn në banesës e 26-vjeçares fatkeqe italine, të cilën e vrau në mënyrë barbare.
Nga pamjet e publikuara nga La Republica, duket autori i cili pasi hedh çantën e shpinës në pjesën e oborrit të banesës së 26-vjeçares, hidhet vetë për të kapërcyer gardhin.
26-vjeçarja, Vanessa Ballan u vra në banesën e saj në Treviso më datë 19 dhjetor. Sipas mediave italiane, 41-vjeçari e rrahu të renë dhe e qëlloi të paktën shtatë herë më thikë.
LEXO EDHE: “Do të publikoj videot”, si e kërcënonte shqiptari italianen para se ta masakronte
Sipas asaj që mediat vendase shkruajnë 27-vjeçarja është kërcënuar për gati një vit nga Bujar Fandaj.
41-vjeçari nuk pranonte ndarjen me të rëne dhe e kërcononte atë duke i thënë: Nëse nuk kthehesh me mua do të vras! Nëse nuk kthehesh do t’i tregoj burrit tënd videot që kemi bërë bashkë!
Këto fraza u bënë publike nga vetë bashkëshorti i Vanessës gjatë deklaratës së tij në polici.
Thuhet se viktima kishte pasur një lidhje romantike për gati një vit me Fandajn, të cilës vendosi t’i jepte fund dhe në muajin tetor, kur ajo e denoncoi atë për kërcënime dhe përndjekje.
Megjithatë, pas denoncimit dukej se situata po kthehej në normalitet. Në dosje thuhej se hetuesit nuk kishin marrë asnjë masë sigurie ndaj tij, pasi ishin të pritje të analizave të thelluara të telefonave të vrasësit të dyshuar dhe viktimës, të cilët kishin fshirë të gjitha mesazhet nga frika se bashkëshorti i 27-vjeçares mund t’i shikonte.
Por, si duket lajmi i shtatzënisë së Vanessës ka shkaktuar zemërim te autori gjë e cila e shtyu deri në aktin e rëndë. Bujar Fandaj e kërcënoi dhe e përndoqi gruan për gati një vit, duke e shantazhuar dhe duke i premtuar se do t’ia zbulonte partnerit lidhjen e tyre tashmë të mbaruar, duke shfaqur edhe disa video intime.
Video në TikTok: “Të jap zemrën time, por kurrë mos mendo të më nxjerrësh”
Sipas Il Gazzettino, shqiptari ka publikuar edhe një video të fundit në Tik Tok disa orë para krimit. “Të jap zemrën time por mos mendo kurrë të më nxjerrësh. Sepse nëse më del nga zemra nuk do të kthehesh më kurrë”, fjalë që marrin një kuptim dramatik në dritën e asaj që ndodhi më pas.