Hapësire reklamuese

Aktualitet

Del VIDEO: Momenti kur Xhemal Loka dhunon 41-vjeçaren, i biri futet t’i ndajë

Shkruar nga Newsbomb
Del VIDEO: Momenti kur Xhemal Loka dhunon 41-vjeçaren, i biri futet
Vetëvrasja me fotoksinë e Bedrie Lokës vijon të jetë kryefjala në mediat vendase. Pas dëshmive të dhëna nga fëmijët e 41-vjeçares të cilët kanë rrëfyer para hetuesve me lot në sy dhe mallin për nënën, dhunën që babai i tyre ushtronte mbi të, një video ka dalë së fundmi ku tregon me zë e figurë se si Xhemal Loka rrihte Bedrien. Pamjet tregojnë qartë momenti kur Xhemal Loka i ulëret 41-vjeçares me fjalë të rënda dhe e dhunon, në praninë e një tjetër personi, i cili dyshohet se është djali i çiftit. LEXO EDHE: Opinion/ Vrasësit e Bedrie Lokës "T’i shk****ej robt mu në vorr! A dëgjove oj Bedrie? Nuk fut dot kërkush turinjtë!" dëgjohet të thotë ai. Teksa, bashkëshorti e dhunon Bedria shihet e ulur në divanin brenda banesës dhe përpiqet që të mbrohet duke ngritur duart lart. Kjo video është filmuar nga një prej pjesëtarëve të familjes, djali i vogël, i cili ndodhej në oborr. Ai i ka treguar Prokurorisë se videon ia ka dërguar më pas motrës së tij të martuar. "Ato gjithmone ziheshin me njëri tjetrin”, si dhe “unë kam bërë me celularin tim ca video dhe ja kam çuar motrës sime ku i thosha ja ça po bën mami me babin, i thosha hajde se po zihen","une kam një telefon "Samsung"... dhe me këtë celular unë kam bërë video dhe ja kam çuar motrës kur babi u zinte me mamin", si dhe "telefoni im është në polici... e ka marrë babi... dhe ka thënë që është i veti", ka thënë ai.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by @newsbomb_albania

Refreruar dosjes hetimore njëri nga katër fëmijët e Bedries ka thënë para organeve përkatëse se babai dhe nëna e tij ziheshin vazhdimisht dhe se së fundmi kishin patur debate të forta. Djali i Bedries ka thënë se i ati nuk e linte Bedrien të shkonte te nëna e saj dhe se e akuzonte se ka dashnor. Madje fëmija ka thënë se bababi akuzinte nënën e tij se kjo e fundit kishte pasur raporte intime me vëllanë e saj (dajën e fëmijës). LEXO EDHE: Burg për Xhemal Lokën, dëshmia: I thoja Bedries të mos dilte vetëm nga shtëpia Në deklarimet e tij të datës 06.01.2024, njëri prej fëmijëve të çiftit Loka, shtetasi i mitur K.L deklaron “babi im e ka dhunuar gjithmonë nënën time”, “më datë 27 dhjetor 2023, kur ka ardhur babi krijoi konflikt me mamin se kishte dëgjuar llafe të njerëzve të tjerë për mamin. I ka thanë mamit lloj-lloj fialësh, i ka thënë do të vras, e ka ofenduar me fjalë të rënda, e ka goditur mamin me grushte dhe me shkelma”, “më datë 1 janar, pas vitit të ri, babi është zënë përsëri me mamin sepse i thoshte se nuk do shkosh te daja im dhe të gjyshja ime. Ka qënë ora rreth 22.00 deri rreth orës 23.00, kur babi duke bërtitur e ulëritur i thoshte që s’ke për të shkuar”, “babi im e shante e ofedonte me fjalët nga më të ndyrat, i thoshte që ke dashnor, i thoshte që ty të ka kap vëllai yt dhe se ti shkon nëpër hotele me atë (dajën)”. LEXO EDHE: “Edhe vajza piu helm si e ëma”, vjehrra e Bedries mbron me zell Xhemalin Gjithashtu lidhur me rastin ka reaguar nëpërmjet një njoftimi zyrtar edhe Prokuroria e Durrësit. Sipas Prokurorisë, burri i 41 vjecares ushtronte dhunë sistematike ndaj bashkëshortes së tij. Nga deklarimet e marra familjarëve të të ndjerës, nga kqyrja e telefonave celularë si dhe veprimeve të tjera hetimore ka dyshime të bazuara në prova se i ndaluari ushtronte dhunë fizike dhe psikike ndaj të ndjerës, keqtrajtim i cili ka qenë sistematik dhe që dyshohet të kenë çuar të ndjerën në vetvrasje“, theksohet nga ana e prokurorëve. Mësohet se gjatë kontrollit të kryer në shtëpinë e çiftit nga ana e bluve, është gjetur një armë në kotecin e pulave bashkë me mbi 100 fishekë, të mbështjella me peshqir. Bazuar dhe në dëshmitë e deritanishme, Prokuroria i kërkoi Gjykatës t’i caktohet masa e “arrestit me burg” 45 vjeçarit Xhemal Loka.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese