Hapësire reklamuese

Aktualitet

Del VIDEO: Momenti kur i vendoset tritol shtëpisë së koordinatorit të PD, autori me kapuç ndez fitilin dhe e hedh me dorë nga rruga

Shkruar nga Newsbomb
Del VIDEO: Momenti kur i vendoset tritol shtëpisë së

Pamjet e mësipërme janë shkëputur nga video që tregon momentin kur një person i maskuar hedh një sasi lënde plasëse e dyshuar tritol, drejt shtëpisë së Ilgnor Vorës, koordinator i PD në zonën e Shijakut.

Ai afrohet duke ecur normal dhe kur arrin para shtëpisë, nxjerr tritolin nga xhepi dhe pasi i vë flakën fitilit, e hedh me dorë nga rruga. Pamjet janë siguruar nga kamerat e sigurisë në zonë. Sapo hedh lëndën plasëse, i riu “ia fut vrapit”.

Pak më parë për mediat, Ilgnor Vora tha se nuk ka konflikte me asnjë person në zonën e Shijakut, përveç denoncimeve politike që ka bërë në emër të PD. Edhe nga selia blu reaguan mesditën e sotme dhe kërkuan që Policia të zbardhë menjëherë ngjarjen.

Video: Momenti i tritolit në Shijak

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu