Një aksident i rëndë u shënua pasditen e djeshme në aksin e vjetër Lezhë-Milot. Një makinë humbi kontrollin dhe është përplasur me murin rrethues të një shtëpie në fshatin Manati, ku si pasojë humbi jetën një 38-vjeçar.
Nga aksidenti ka humbur jetën Paulin Gjomarkaj 38-vjeç, ndërsa mbeti i plagosur një person tjetër.
Është publikuar edhe video e aksidentit tragjik. Siç shihet edhe nga kamerat e sigurisë 38-vjeçari ishte me një shpejtësi të madhe dhe ka tentuar të parakalojë dy makina, kur humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me murin anësor.
Përplasja ishte aq e fortë sa ka bërë që mjeti të rrotullohet dy herë dhe të përfundoj disa metra larg. Nga përplasja e fortë shoferi ka humbur jetën në vend, ndërsa pasagjeri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Shoferi qe humbi jetën në aksident