Hapësire reklamuese

Aktualitet

Del VIDEO, Ervis Martinaj shkon në shtëpinë e të dashurës dhe largohet me makinë

Shkruar nga Newsbomb
Del VIDEO, Ervis Martinaj shkon në shtëpinë e të
Ervis Martinaj është një nga personat më të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare. Mbreti i kazinove rezulton i zhdukur që prej gushtit të vitit 2022, ndërsa aludimet rreth zhdukjes së tij janë të shumta. Sakaq nuk ka ende asnjë gjurmë nga ai. Disa aludojnë se i shumëkërkuari ka vdekur. Ndërkaq JOQ ka publikuar sot pamjet nga hera e fundit që Ervis Martinaj është kapur nga kamerat e sigurisë. LEXO EDHE: Apartamente dhe mijëra m2 tokë, pasuritë e kunatit të Vis Martinaj i kalojnë shtetit Video daton më 7 gusht 2022, një ditë para se Martinaj të zhdukej. Siç duket në video, Martinaj shkon në shtëpinë e partneres së tij me një qese me ushqime në dorë dhe pret ashensorin, teksa flet me mesazhe ne telefon. Më pas ai del me shpejtësi nga shtëpia e te dashurës dhe largohet me makinën “Benz”, e cila u gjet i braktisur në rrugën e Kombit.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by JOQ News (@joqnews)

Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej vitit 2022. Ervis Martinaj është një prej njerëzve më të njohur të botës së krimit në vend. Ai është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin. Në fillim të këtij viti Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, goli për fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj. Në një konferencë për mediat, Balla tha se kjo çështje vijon të mbetet një sfidë e pazgjidhur. Ai theksoi se policia ka shumë informacione për këtë çështje, mirëpo nuk mund të japë më tepër detaje pasi janë sekrete. “E mora detyrën më 15 korrik 2023. Kjo çështje ka qenë një nga ato të orëve ta para, mbetet sfidë e pazgjidhur ende, sa i përket referimit përfundimtar në gjykatë. Policia ka shumë informacion për këtë çështje, por dokumentimi kërkon ende kohë, mund e angazhim nga policia, unë nuk do jap një informacion. Kur ta kemi një pasqyrë të plotë për çështjen. Mezi pres të dal para jush për të sqaruar publikun. Mendoj është ngjarje e rëndë e rëndësishme që ka të bëjë me indikatorët e performacës së punës së policisë. Drejtori i policisë e di peshën e gurit të rëndë të urdhërit të kryeministrit, po bëjmë çka është e mundur për ti shkuar në fund të kësaj çështjeje. S’dua të ndaj informacione sepse janë të klasifikuara sekret”, tha Balla. LEXO EDHE: Zhdukja e Ervis Martinajt, Balla: Kemi shumë informacione, janë sekrete

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese