Hapësire reklamuese

Aktualitet

Del video e sherrit, Elia mes lotësh ndjek princin nga pas: Godite babain tim, ke mashtruar shtetin shqiptar me diplomat

Shkruar nga Newsbomb
Del video e sherrit, Elia mes lotësh ndjek princin nga pas: Godite babain

Skandali ka marrë dhenë në oborrin mbretëror. Historia e dashurisë mes Elia Zaharias dhe Princ Lekës është kthyer në një makth.

Është publikuar momenti kur Elia i shkon nga pas duke e goditur dhe duke i kërkuar llogari ish-bashkëshortit për dhunën që ka ushtruar ndaj babait të saj. Nga ana tjetër, Princ Leka tenton të largohet, por tregohet i kujdesshëm për të filmuar gjithë situatën. Vlen të theksohet se dyshja tashmë do të përballen në gjyq, ku të dyja palët do të kërkojnë medoemos kujdestarinë e vajzës së mitur,

Ndërkohë, babai i Elias ndjek nga pas të bijën për ta ndaluar. Mes lotësh, Elia ka hedhur akuza të rënda ndaj Princ Lekës, madje i kujton ish-partnerit mashtrimet ndaj shtetit shqiptar, pasi pretendon se Princi është njeri i pashkolluar dhe diplomat i ka të falsifikuara.

Debati mes Elias dhe Princ Lekës:

Elia: Ti ke prekur babain tim.Ti i ke gjuajtur babait tim. Ti të prekësh me dorë babin tim që të ka mbajtur me bukë.

Princ Leka: Nuk kam prekur asgjë më dorë.

Elia: Ti ke prekur babain tim.Ti i ke gjuajtur babait tim.Të rrahësh ti prindin tim. Ti ke gjuajtur babit tim, 70 vjeç. Të prekësh ti babin tim. Të rrahësh ti babain tim. Mos më bëj mua viktimën. Unë do të çoj ty në gjyq. Ti diplomat i ke të falsifikuara. Ti i ke thënë shtetit shqiptar që ke shkollë, ti nuk ke shkollë. Ti ke vetëm 4 klasë shkollë, 4 klasë shkollë.

©Newsbomb.al/

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese