Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
36 %
4.6kmh
0 %
Die
34 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Del VIDEO e plotë: Ekzekutimi i pronarit të “THE BOSS” në Vlorë, kushëriri 20 vjeçar “ia fut vrapit” i tronditur, agjenti antidrogës vjen vërdallë X5-ës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Bledar Birçaj, 40 vjeç u ekzekutua me armë zjarri dy ditë më parë në qytetin e Vlorës. Drejt mjetit BMW X5 me të cilin ai lëvizte në zonën e njohur si “Bishti i Kalldrëmit” u qëllua me breshëri kallashnikovi nga dy persona që i kishin zënë pritë.

Fatmirësisht, nga breshëria e plumbave arritën të shpëtonin pasagjerët që ndodheshin në makinë me të; në vendin e parë ishte i ulur agjenti i antidrogës Granit Deromema, ndërsa në sediljen pas ishte kushëriri i viktimës, 20 vjeçari Edison Zenelaj, raporton newsbomb.al.

Afro 30 plumba u shkrehën mbi mjetin me të cilin udhëtonin tre të sipërpërmendurit. 7 prej tyre kapën në trup pronarin e lokalit “THE BOSS” Bledar Birçaj duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Sot, ka dalë dhe video e plotë e atentatit.

Nga pamjet e mëposhtme që shpërndan Report TV, shihet se agjenti i antidrogës del i pari nga makina tip BMW X5 menjëherë pas të shtënave, largohet disa metra dhe rikthehet përsëri kur atentatorët largohen. Pas tij, i tronditur del nga makina dhe 20 vjeçari.

Agjenti i antidrogës vjen për disa momente rrotull makinës, kontrollon mikun e tij shofer të X5-ës dhe bën një telefonatë, raporton newsbomb.al. Në Policia, ai ka thënë se nuk kishte informacione për ndonjë konflikt të ndodhur së fundmi mes viktimës Bledar Birçaj dhe personave të tjerë.

Më shumë

spot_img
spot_img