Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar së fundmi një video.
Këtë herë siç shpjegon Berisha pamjet vijnë nga Stambolli dhe pikërisht nga restoranti i famshëm i Nusretit, i cili është bërë i njohur për mënyrën e hedhjes së kripës tek mishi.
Në video shfaqen ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj dhe analisti i njohur Baton Haxhiu.
Teksa publikon këtë video, ky dyshja shihen duke drekuar, Berisha nuk kursehet me mesazhin e tij.
Postimi i plotë i Berishës:
Baton Stanishiqi dhe çiraku i tij, sugari bis i Edvinit, Cakaj sot ne Stamboll tek Nusreti!
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje doktor! Shpresoj t’ia keni kaluar mire. Me sollen 2 video te shkurtra, ku jane Baton Haxhiu me Gent Caken ne Stamboll. Vendndodhjen ma shpjeguan si lokali i Nusretit te famshem, ku vjen fatura 1000 euro. Videot jane bere sot.