Hapësire reklamuese

Bota

Del testi i ri që ju tregon se sa të rënda do të jenë simptomat, nëse prekeni nga koronavirusi

Shkruar nga Newsbomb
Del testi i ri që ju tregon se sa të rënda do të jenë

Një test i ri gjenetik që përdor pështymën tuaj mund të parashikojë se sa të rënda do të jenë simptomat nëse prekeni nga Covid-19.

Testi i cili kushton 130 euro shikon moshën, gjininë, peshën, shëndetin e përgjithshëm si dhe gjenet e lidhura me ashpërsinë e virusit.

Ekspertët thanë se një test i saktë për të parashikuar rrezikun e Covid-19 mund të informojë prioritizimin e dozave të mëtejshme të vaksinimit për ata që janë më të rrezikuar. Ata theksuan se mund të jetë e dobishme në rajonet në të cilat vaksinimi nuk është mjaft i përhapur për të siguruar imunitetin e tufës.

Testet funksionojnë duke parë gjenet që rrisin rrezikun tuaj për t’u prekur rëndë nga Covid. Ekspertët pastaj e kombinojnë këtë me informacionin me problemet shëndetësore të pacientit të cilat dihet se i bëjnë njerëzit më të prekshëm ndaj Covid siç janë problemet e frymëmarrjes dhe presioni i lartë i gjakut.

Nga eksperimentet e bëra duke përdorur këtë informacion, ekspertët ishin në gjendje të parashikonin me 73 përqind saktësi se kush ishte më i rrezikuar nga Covid-19 i rëndë.

Për të marrë testin gjithçka që duhet të bëni është të pështyni në një tub dhe pastaj mostrën ta dërgoni në një laborator ku më pas do të testohet.

Studimi zbuloi se probleme të tilla si shëndeti i dobët, obeziteti dhe gjenetika mund të nënkuptojnë që një burrë në të 50 -at e tij ka tre herë më shumë gjasa të preket rëndë nga Covid, se një grua që është 30 vjet më e re dhe me një peshë normale.

Ekspertët shikuan 2,205 raste me Covid-19 të rëndë dhe 5,416 pacientë me Covid jo të rëndë.

Sondazh

Poll