Hapësire reklamuese

Rajoni

Del sot para Gjykatës, avokati lë në “baltë” pilotin, tërhiqet nga çështja: Nuk dua të merrem më tej me mbrojtjen e kësaj ngjarje

Shkruar nga Newsbomb
Del sot para Gjykatës, avokati lë në “baltë”

Një nga dy avokatët mbrojtës të Babis Anagnostopulos, Vassilis Spyrou, tërhiqet nga çështja e krimit në Glyka Nera.

Pak para se autori të dilte para Gjykatës, avokati ka dhënë dorëheqjen duke thënë se nuk do të merret më me këtë çështje për arsyet e tij personale.

"Unë nuk dua të merrem më tej me mbrojtjen e kësaj çështje, në asnjë pjesë të saj, për arsye personale ... Faleminderit shumë për gjithë kohën dhe bashkëpunimin. Arsyet janë personale, dhe sot një njeri do kalojë në hetim, e ardhmja e një foshnje gjykohet. Prandaj arsyet e mia personale nuk kanë rëndësi", tha ai teksa gazetarët e pyesin vazhdimisht se përse vendosi të tërhiqej.

Babis Anagnostopoulos , 33 vjeç do të përballet sot me hetuesit për vrasjen e rëndë të guas, dhe nënës së vajzës së tij, Caroline Crouch, më 11 maj.

Pasi e vrau ai ngriti një skemë që gjithçka të dukej si grabitje. Ai më parë ka kërkuar falje për vrasjen teksa është justifikuar duke thënë “se gjithçka e bëra për vajzën që mos të mbetej pa prindër”.

Sot do të merret edhe vendimi për pilotin 32-vjeçar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll