Hapësire reklamuese

Aktualitet

Del për herë të parë VIDEO e vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan, pamje nga momenti i krimit

Shkruar nga Newsbomb
Del për herë të parë VIDEO e vrasjes së Pjerin Xhuvanit

Publikohen për herë të parë pamjet e vrasjes së Pjerin Xhuvanit, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Emisioni "Shënjëstër" ka publikuar këtë mbrëmje pamejt e vrasjes së Xhuvanit  nga Arbër Paplekaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 21 prill 2021 në lagjen ‘5 Maji’ në Elbasan. Siç shihet nga pamjet ekskluzive të siguruara nga gazetarja Klodiana Lala, ka pasur përplasje midis dy grupeve të militanteve.

Po ashtu në pamje shihet se grupi i ruajtjes së votave i angazhuar nga PD bllokon një makinë që sipas tyre kishte lista me pagesa dhe para. Nga pamjet shihet Arber Paplekaj dhe Pjerin Xhuvani që më pas humb jetën. Në ngjarjen në fjalë që bë ‘mollë’ sherri mes palëve politike, u plagosën dhe tre persona të tjerë, mes tyre një efektive policie.

Aktualisht çështja është në gjykim, ndërkohë që autori i dyshuar, Arber Paplekaj ndodhet pas hekurave. Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit ka vendosur masën e pezullimit për gjashtë efektivët e “Shqiponjave”, të arrestuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll