Tirana
light rain
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
49 %
2.6kmh
75 %
Hën
21 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
E hënë, 26 Shtator, 2022

Del para gjykatës në Londër 23-vjeçari shqiptar, përplasi me biçikletë për vdekje një të moshuar: Isha i lodhur, bëja 2 punë dhe flija shumë pak

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ermir Loka 23 vjeç ka dalë para Gjykatës Britanike, pasi akuzohet se ka përplasur punonjësin e një spitali teksa kalonte rrugën në semafor të kuq me biçikletë.

Ngjarja ka ndodhur më 3 korrik në Londër. 23-vjeçari ka përplasur për vdekje me biçikletën e tij Peter McCombie, 72 vjeç, administratori i Burimeve Njerëzore.

Edhe pse 72-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra. Ai kishte marrë goditje të fortë në kokë.

Para Gjykatës Loka tha se ai atë kohë bënte dy punë. Punonte në ndërtim ndërsa në mbrëmje në një restorant dhe flite vetëm tre orë.

23-vjeçari ka thënë në gjykatë se ka qenë tepër i lodhur ditën që ndodhi ky aksident. Ndër të tjera ai tha se u arratis nga skena e ngjarjes pasi ishte i shqetësuar për dëbimin, pasi nuk kishte dokumentacion të rregullt. Gjyqi vazhdon.

Screenshot_14.pngScreenshot_15.png

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img