Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Del një kuti e parregullt në Durrës, brenda nuk kishte fletët e votimit dhe materialet zgjedhore

Shkruar nga Newsbomb
Del një kuti e parregullt në Durrës, brenda nuk kishte

Një kuti ka rezultuar e parregullt në Durrës. Kutia është e qendrës së votimit numër 13.301 në zonën e Ishmit, Shkafanë.

Kjo kuti nuk kishte brenda fletët e votimit të papërdorura ashtu siç e përcakton ligji. Sipas kreu të KZAZ 21, brenda kutisë nuk ishin të gjitha materialet zgjedhore, procesverbalet dhe fletët me vula.

Në vazhdimësi do të shihet nëse kjo kuti do të shpallet apo jo e pavlefshme. KZAZ 21 është më e madhja në Durrës dhe nga 108 kuti votimi kanë mbërritur vetëm 60 kuti.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll